Në bazë të nenit 47 paragrafi 1 dhe nenit 48 paragrafi 1 të Ligjit për Zhvillim të Barabartë Rajonal (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.24/21, 174/21 dhe 241/24), Byroja për Zhvillim Rajonal shpall
THIRRJE PUBLIKE
PËR PROPOZIM – PROJEKTE PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE URBANE DHE ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM DHE URBAN, ZONAVE ME NEVOJA SPECIFIKE ZHVILLIMORE DHE PËR ZHVILLIMIN E FSHATRAVE
1.LËNDA E THIRRJES PUBLIKE
Lënda e thirrjes publike është ndarja e mjeteve për financimin e projekteve për zhvillimin e zonave urbane dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe urban, zonave me nevoja specifike zhvillimore dhe për zhvillimin e fshatrave, nga Programi për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2026 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 29/26).
I. PROPOZIM – PROJEKTE PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE URBANE DHE ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM DHE URBAN.
1. SHUMA E MJETEVE
Shuma totale e mjeteve për financimin e projekteve për zhvillimin e zonave urbane dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban, në përputhje me nenin 2, pika 4 nga Tabela e Programit për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2026 („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 29/26), është 22.345.950 denarë.
2. MËNYRA E NDARJES SË MJETEVE
Në përputhje me nenin 39 paragrafi (2) të Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, mjetet e dedikuara për zhvillimin e zonave urbane dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban shpërndahen sipas rajoneve planore, në bazë të Vendimit për klasifikimin e rajoneve planore sipas shkallës së zhvillimit për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2028 („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 262/24).
3. MËNYRA E DORËZIMIT TË PROPOZIM –PROJEKEVE
Të drejtë për dorëzim të propozim – projekteve për zhvillim të zonave urbane dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe urban sipas nenit 39 paragrafi (1) kanë kanë komunat me seli në qytet, komunat e Qytetit të Shkupit dhe Qyteti i Shkupit.
Komunat aplikojnë me propozim – projekte për ndarjen e mjeteve për zhvillim të zonave urbane dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe urban duke plotësuar formularin e aplikimit, i cili është i publikuar në faqen e internetit të Byrosë për Zhvillim Rajonal:www.brr.gov.mk
4. AFATI I DORËZIMIT TË PROPOZIM –PROJEKTEVE
Komunat formularët për aplikim për financimin e propozim-projekteve për zhvillimin e zonave urbane dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban i dorëzojnë në Byronë për Zhvillim Rajonal, në adresën rr. „Shën Kirili dhe Metodi“ nr. 20, Shkup, në dy (2) kopje origjinale dhe në formë elektronike në CD (formular i skanuar i nënshkruar dhe version në Word), brenda afatit prej 30 (tredhjetë) ditësh nga dita e publikimit të kësaj thirrjeje publike në „Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut“.
II. PROPOZIM – PROJEKTE PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE ME NEVOJA SPECIFIKE ZHVILLIMORE.
1. SHUMA E MJETEVE
Shuma totale e mjeteve për financimin e projekteve për zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore, në përputhje me nenin 2, pika 2 nga Tabela e Programit për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2026 („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 29/26), është 22.345.950 denarë.
2. MËNYRA E DORËZIMIT TË PROPOZIM – PROJEKEVE
Të drejtë për të paraqitur propozim-projekte për zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore, në përputhje me nenin 40, kanë komunat dhe komunat e Qytetit të Shkupit ku janë përcaktuar zonat me nevoja specifike zhvillimore, të përcaktuara me Vendimin për përcaktimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 39/25), si dhe Qendrat për zhvillim të rajoneve planore, ndërmarrjet publike dhe institucionet publike të themeluara nga shteti, nga komunat e Qytetit të Shkupit dhe nga Qyteti i Shkupit, institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet shkencore, si dhe shoqatat.
Komunat dhe komunat e Qytetit të Shkupit, Qendrat për zhvillim të rajoneve planore, ndërmarrjet publike dhe institucionet publike të themeluara nga shteti, nga komunat e Qytetit të Shkupit dhe nga Qyteti i Shkupit, institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet shkencore, si dhe shoqatat, aplikojnë me propozim-projekte për ndarjen e mjeteve për zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore, duke plotësuar formularin e aplikimit, i cili është i publikuar në faqen e internetit të Byrosë për Zhvillim Rajonal. www.brr.gov.mk
3. AFATI PËR DORËZIMIN E PROPOZIM – PROJEKTEVE
Komunat dhe komunat e Qytetit të Shkupit, Qendrat për zhvillim të rajoneve planore, ndërmarrjet publike dhe institucionet publike të themeluara nga shteti, nga komunat e Qytetit të Shkupit dhe nga Qyteti i Shkupit, institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet shkencore, si dhe shoqatat, formularët për aplikim për financimin e propozim-projekteve për zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore i dorëzojnë në Byronë për Zhvillim Rajonal, në adresën rr. „Shën Kirili dhe Metodi“ nr. 20, Shkup, në dy (2) kopje origjinale dhe në formë elektronike në CD (formular i skanuar dhe i nënshkruar dhe version në Word), brenda afatit prej 30 (tredhjetë) ditësh nga dita e publikimit të kësaj thirrjeje publike në „Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut“.
III PROPOZIM – PROJEKTE PËR ZHVILLIMIN E FSHATRAVE
1.SHUMA E MJETEVE
Shuma totale e mjeteve për financimin e projekteve për zhvillimin e fshatrave, në përputhje me nenin 2, pika 3 nga Tabela e Programit për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2026 („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 29/26), është 22.345.950 denarë.
2. MËNYRA E NDARJES SË MJETEVE
Në përputhje me nenin 41 paragrafi (2) të Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, mjetet e dedikuara për zhvillimin e fshatrave shpërndahen sipas rajoneve planore, në bazë të Vendimit për klasifikimin e rajoneve planore sipas shkallës së zhvillimit për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2028 („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 262/24).
3. MËNYRA E DORËZIMIT TË PROPOZIM – PROJEKEVE
Të drejtë për të paraqitur propozim-projekte për zhvillimin e fshatrave kanë komunat dhe komunat e Qytetit të Shkupit që kanë fshatra në përbërje të tyre, në përputhje me nenet 10 dhe 12 të Ligjit për organizimin territorial të Republikës së Maqedonisë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 55/04).
Komunat aplikojnë me propozim-projekte për ndarjen e mjeteve për zhvillimin e fshatrave duke plotësuar formularin e aplikimit për këtë qëllim, i cili është i publikuar në faqen e internetit të Byrosë për Zhvillim Rajonal: www.brr.gov.mk
Komunat me seli në qytet që dorëzojnë propozim-projekte për zhvillimin e fshatrave që bëjnë pjesë në përbërje të tyre, në përputhje me nenin 48 paragrafi (5) të Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, janë të detyruara të sigurojnë kofinancim në masën 50% të vlerës së propozim-projektit.
3. AFATI PËR DORËZIMIN E PROPOZIM –PROJEKTEVE
Komunat dorëzojnë formularët për aplikim për financimin e propozim-projekteve për zhvillimin e fshatrave në Byronë për Zhvillim Rajonal, në adresën rr. „Shën Kirili dhe Metodi“ nr. 20, Shkup, në dy (2) kopje origjinale dhe në formë elektronike në CD (formular i skanuar dhe i nënshkruar dhe version në Word), brenda afatit prej 30 (tredhjetë) ditësh nga dita e publikimit të kësaj thirrjeje publike në „Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut“.
Kliko këtu për ti parë formularët dhe udhëzuesin për aplikim






