Aktivitetet, Thirrje publike|

interen-oglas-2018

Për nevojat e projektit “Komunat si motorë të zhvillimit të qëndrueshëm”, Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) shpall Thirrjen e Dytë për projekte të bashkëpunimit ndërmjet komunave (BNK).

Qëllimi i kësaj thirrjeje është të mbështesë përpjekjet për zhvillim rajonal të balancuar përmes futjes së mjeteve inovative, duke u fokusuar në zonat më pak të zhvilluara dhe në modelet e përmirësuara të bashkëpunimit ndërmjet komunave. Kjo do të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve lokale dhe do të shënojë një hap të mëtejshëm drejt një zhvillimi rajonal të balancuar, gjithëpërfshirës dhe afatgjatë.

Thirrja për projekte të bashkëpunimit ndërmjet komunave do të ofrojë mbështetje për komunat në krijimin dhe funksionimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave në fushat e mëposhtme:

  • Menaxhimi financiar,
  • Mbrojtja e mjedisit,
  • Transporti,
  • Dhe parandalimi mbrojtja dhe shpëtimi nga fatkeqësitë natyrore dhe katastrofat e shkaktuara nga njeriu,
  • Fusha të tjera që tradicionalisht janë objekt i politikës së zhvillimit rajonal të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, në kuadër të kësaj thirrjeje, komunat mund të aplikojnë dhe do të mbështeten për të zbatuar projekte pilot që adresojnë barazinë gjinore dhe çështjet e identifikuara në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe participative. Fokusi i veçantë do të vendoset në inovacionet teknologjike për ofrimin e shërbimeve lokale, duke shfrytëzuar mundësitë e krijuara nga digjitalizimi dhe duke ngritur bashkëpunimin ndërmjet komunave dhe përfitimet nga efikasiteti në një nivel të ri. Përveç kësaj, format inovative dhe tradicionale të bashkëpunimit ndërmjet komunave do të mbështeten edhe në fushat e tjera që janë në kompetencë të njësive të vetëqeverisjes lokale.

Kohëzgjatja e një projekti në kuadër të kësaj skeme grantesh është 8 (tetë) muaj. Shuma totale për këtë thirrje arrin në 100,000 USD. Komunat mund të paraqesin aplikime për grante për projekte të BNK-së deri në vlerën 30,000 USD (të shprehura në denarë maqedonas), me bashkëfinancim nga komunat në masën të paktën 20%. Mjetet financiare që njësitë e zgjedhura të vetëqeverisjes lokale (EVL) do t’i marrin në kuadër të kësaj thirrjeje do të administrohen nga UNDP-ja.

Në Thirrjen e Dytë të Hapur mund të aplikojnë të gjitha komunat që nuk janë financuar në kuadër të Thirrjes së Parë.

Komunat që shprehin interes për të aplikuar në këtë thirrje mund të shkarkojnë Udhëzimet Operative së bashku me Formularin e Aplikimit dhe modelin e buxhetit në faqet e internetit të mëposhtme:

Aplikimet pranohen deri më 25 qershor 2025, deri në orën 14:00. Asnjë aplikim nuk do të pranohet pas skadimit të afatit. Për të prezantuar në detaje udhëzimet operative dhe formularin e aplikimit, gjatë periudhës nga 9 deri më 13 qershor 2025, do të mbahen disa sesione informuese online.

 

1.2. Udhëzimet operative për aplikim 2025-2026

3.1 Formulari i aplikimit – Thirrje e dytë për dorëzimin e projekteve 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window