Lajme, Thirrje publike|

Në përputhje me kompetencat tuaja të përcaktuara në Ligjin për Zhvillim të Barabartë Rajonal, (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.24/21, nr.174/21 dhe 241/24) dhe në funksion të zbatimit të ligjit në fjalë, ju informojmë se Ministriа për Vetëqeverisje Lokale – Byroja për Zhvillim Rajonal ka iniciuar procedurë për grumbullimin e propozim – projekteve për zhvillimin e rajoneve planore.

Sipas Programës për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2026 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 29/26) shuma e përgjithshme e mjeteve për financimin e projekteve për zhvillim e rajoneve planore është 81.545.150  denarë.

Ndarja e mjeteve sipas rajoneve planore do të bëhet në përqindje sipas Vendimit për klasifikimin e rajoneve planore sipas shkallës të zhvillimit për periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2023 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 262/24).

Në përputhje me nenin 44, paragrafi (1) të Ligjit për Zhvillim të Barabartë Rajonal, Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planor është e obliguar t’i dorëzojë Byrosë listën e projekteve të përcaktuara për të cilat kërkohet financim, së bashku me formularët e aplikimit dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, më së voni brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e pranimit të këtij njoftimi.

Byroja për Zhvillim Rajonal cakton shumën minimale për projekt për këtë vit dhe ajo  arrin deri në 5.000.000 denarë  për projekte nga rajonet, pjesëmarrja e të cilave në ndihmën shtetërore për zhvillim të barabartë rajonal është mbi 10%, gjegjësisht, 3.000,000 denarë  për projekte nga rajonet, pjesëmarrja e të cilëve në ndihmën shtetërore për zhvillim të barabartë rajonal është nën 10%. Një projekt i dorëzuar dhe projektuar nën këtë shumë minimale nuk do të merret parasysh për vlerësim nga ana e Komisionit për  Vlerësim dhe Evaluim të Projekteve.

Formulari i aplikimit për financimin e propozim – projekteve për zhvillimin e rajoneve planore është publikuar në faqen e internetit të Byrosë për Zhvillimin Rajonal www.brr.gov.mk. Aplikimet për financimin e  propozim – projekteve për zhvillimin e rajoneve planore,  Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planor duhet t’i dorëzoj deri te Byroja për Zhvillim Rajonal, rr. Shën. Kiril dhe Metodi 20 Shkup, në dy ekzemparë origjinal dhe në formë elektronike në CD-e (formati word dhe pdf i skanuar me vula dhe nënshkrime).

Kliko këtu për ti parë formularët dhe udhëzuesin për aplikim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window