I dashur,
Ju ftojmë të merrni pjesë në Thirrjen e Dytë për Financimin e Dokumentacionit Teknik për Projektet e Infrastrukturës në kuadër të Fondit të Dokumentacionit Teknik, i cili organizohet si pjesë e fazës së dytë të projektit “Forcimi i kapaciteteve komunale për zbatimin e projekteve” (2022 – 2026) financuar nga anën e Suedisë dhe Byronë për Zhvillimin Rajonal.
Kjo thirrje, e organizuar nga UNDP, është e dyta nga tre të planifikuara në kuadër të fazës së dytë aktuale të Projektit (2022-2026). Thirrja e fundit (e tretë) do të kryhet nga Byroja e Zhvillimit Rajonal.
Një ndryshim kryesor me thirrjen e mëparshme është se fokusi i kësaj thirrjeje është në llojet e projekteve që kanë potencial për të reduktuar ndotjen e ajrit nga ndotës të ndryshëm. Për këtë qëllim, projektet e propozuara duhet të përfshijnë masa që do të reduktojnë emetimet e këtyre ndotësve nga disa prej burimeve të tyre kryesore (p.sh. trafiku, sistemet e ngrohjes, mbetjet e ngurta) që janë nën juridiksionin e njësive të qeverisjes vendore në shtet.
Dorëzimi i kërkesave në këtë thirrje do të bëhet i mundur përmes një platforme online për përdorimin e së cilës do të kemi një takim të veçantë. Data dhe ora e këtij takimi do të përcaktohen më tej.
Afati i fundit për aplikime është 10 qershor 2024. Të gjitha detajet e mbetura të thirrjes për aplikim mund të gjenden në dokumentin e bashkangjitur.
Në përputhje me praktikën e mëparshme, nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë thirrje, ju lutemi dërgoni ato në bmcpi@undp.mk. Përgjigjet e tyre do t’u dërgohen të gjithëve.
Faleminderit për interesimin tuaj dhe ju dëshirojmë suksese në përfitimin e granteve të disponueshme në këtë thirrje.






