[amcharts id=”Map-3-AL-Region-Details”]
Rejonet e Maqedonisë janë të miratuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 29 shtator të vitit 2009. Zyrtarisht, Maqedonia është e ndarë në 8 (tetë) regjione të planifikuara të cilat shërbejnë për qëllime statistikore, ekonomike dhe administrative. Përkrah regjioneve ndarja e shkallës së parë administrative janë komunat.
Regjioni më i madh sipas sipërfaqes është i Pollogut e cila ka edhe vendbanime më tepër rreth 343 por e cila pasqyrohet me dendësi të vogël të banimit rreth 50 banorëve në kilometër katrorë, përderi sa regjioni më i vogël atij të Shkupit ka banim të dendur prej 319 banorë në kilometër katrorë dhe absorbon më shumë se një e katërta e numrit të përgjithshëm të banimeve të Maqedonisë. Komunat rurale janë po thua se mjaft të përfaqësuar në të gjitha regjionet, megjithatë numri i madh i banorëve jetojnë nëpër qendrat urbane, e cila shkon deri te përqendrimi jo të barabartë të banorëve brenda regjionit.
Regjioni i Pollogut dhe Jugperendimore ndahen sipas pjesëmarrjes së madhe të banimeve të cilat jetojnë në mjediset rurale, përderi sa nëpër regjionet tjera lagjet janë më rrallë të banuara.
Ndarja
Maqedonia, sipas Kuvendit të Republikës është e ndarë në 8 (tetë) regjione:
1 Rajoni i Shkupit 
Ky rajon i përfshinë luginën e Shkupit sipërfaqja e sajë arrin 1.812 kilometër katror ose 7,3 përqind nga sipërfaqja e përgjithshme e Maqedonisë . Rajonin e Shkupit e përbëjnë 17 (shtatëmbëdhjetë) komuna:
Komuna e Aerodromit, komuna e Butelit, komuna e Gazi babës, komuna e Gjorçe petrovit, komuna e Karposhit, komuna e Kisella Vodës, komuna e Sarait, komuna e Çairit, komuna e Qendres, komuna e Shuto Orizares, komuna e Sopishtes ,komuna e Studeniçanit, komuna e Zelenikoves, komuna Petrovecit, komuna e Araçinës, komuna e Ilindenit dhe komuna e Çuçer Sandeves.
2 Rajoni i Lindjes 
Ky rajon përfshinë zonën e lumit Bregallnicë dhe kapë sipërfaqe prej 3.537 kilometër katrorë ose 14,2 përqindë nga teritori i Republikës së Maqedonisë .Rajonin e lindjes e përbëjnë 11 komunat që vijojnë:
Komuna e Shtipit ,komna e Karbincit, komuna e Zrrnovcit, komuna Çeshinovë-Obleshevë, komuna e Koçanit, komuna e Makedonska Kamenicës, komuna e Dellçevës, komuna Pehçevës, komuna e Vinicës, komuna e Berovës.
3 Rajoni i Juglindjes 
Ky rajon i përfshinë luginën e Strumicë-Radovishit dhe Gjevgjeli-Vallandovës ,respektivisht rrëzë zonës së lumit të Strumicës dhe rrëzë zonës së poshtme të lumit Vardar. Sipërfaqa e sajë arrinë 2.739 kilometer katrorë ose 11 përqind nga teritori i Republikës së Maqedonisë .Rajonin e juglindjes e përbëjnë 10 (dhjetë)komunat që vijojnë:
Komuna e Gevgjelisë, komuna e Vallandovës, komuna e Bogdancit, komuna e Dojranit, komuna e Novosellës, komuna e Bosillovës, komuna e Vasilevës komuna e Konçe, komuna Radovishit, komuna e Strumicës.
4 Rajoni Verilindorë 
Ky rajon përfshinë rrëzë zonës së lumit Pçinjës dhe Kriva Rekës .sipërfaqja e përgjithshme arrinë 2. 310 kilometër katrorë ,që paraqetë 9.3 përqind nga sipërfaqja e përgjithshme e Republikës së Maqedonisë. Ky rajon përbëhet prej 6 (gjashtë) komunave edhe atë :
Komuna e Likovës, komuna e Kumanovës, komuna e Staro Nagoriçane, komuna e Rankovces, komuna e Kratovës dhe komuna e Krivapallankës.
5 Rajoni i Pellagonisë 
Ky rajon i përfshinë luginën e Pellagonisë dhe të Prespës me sipërfaqe prej 4.717 kilometër katrorë ose 18 ,9 përqindë nga territori i Republikës së Maqedonisë. Këtë rajon e përbëjnë 9 (nëntë) komunat:
Komuna e Resenit, komuna e Manastirit, komuna e Novacit, komuna e Mogilës, komuna e Demir visarit, komuna e Krivogashtanit, komuna e Prilepit, komuna e Dolmenit dhe komuna e Krushevës.
6 Rajoni i Vardarit
Ky rajon ka hapësirë në pjesën qendrore të Maqedonisë dhe e përfshinë këtë zonë të lumit Vardar, rrjedhat e poshtme prrojnave Bregallnisës dhe Crna rekës dhe pjesa përfundimtare e perendimore të Ofçepoles. Kapë sipërfaqe prej 4.042 kilometer katrorë ose 16.2 përqind nga territori i Republikës së Maqedonisë. Rajoni i Vardarit e përbëjnë 9 (nëntë) komuna edhe ato:
Komuna e Sveti Nikolës, komuna e Velesit, komuna e LLozovës, komuna e Çashkës, komuna Qnder, komuna e Rosomanit, komuna e Negotinos, komuna e Demir Kapisë, dhe komuna e Kavadarcit.
7 Rajoni Jugperëndimor
Ky rajon përfshinë basenin e liqenit të Ohrit dhe zonën e rrjedhjes së lumit Treska, përfshin sipërfaqe prej 3.340 kilometër katrorë ose 13,4 përqind të territorit të Republikës së Maqedonisë. Këtë rajon e përbëjnë 9 (nëntë) komuna edhe atë:
Komuna e Ohrit, Komuna e Debërcës, Komuna e Strugës, Komuna e Vevçanit, Komuna e Makedoski Brodit, Komuna e Kërçovës, Komuna e Pllasnicës, Komuna e Dibrës dhe Komuna e Qendër Zhupës.
8 Rajoni i Pollogut 

Ky rajon i përfshinë luginën e Pollogut ,rrafshnaltën e Mavrovës, mali i madh Bistra dhe lugina e lumit Radikë.Sipërfaqja e saj është 2.416 kilometër katrorë ose 9,7 përqind të teritorit të Republikës së Maqedonisë. Këtë rajon e përbëjnë 9 ( nëntë ) komuna:
Komuna e Mavrovës dhe Rostushe komuna e Gostivarit, komuna e Brvenicës, komuna e Vrapçistes, komuna e Zhelinës, komuna e Bogovinës, komuna e Tetovës, komuna e Tearcës dhe komuna e Jagunovcës.