Kjo politikë e privatësisë siguron informacione të përgjithshme në lidhje me përpunimin e të dhënave personale kur vizitoni ueb faqen tonë dhe / ose përdorni cilindo nga shërbimet tona administrative përmes saj. Ne mbledhim vetëm ato të dhëna personale që janë të nevojshme për të përmbushur detyrat dhe kompetencat tona ligjore.
Kontrolluesi i përmbledhjeve të të dhënave personale
Kontrolluesi i të dhënave personale është Byro për zhvillim rajonal (në tekstin e mëtejmë: BZHR), me adresë në rr. Sh.Kirili dhe Metodi nr.20, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.
BZHR është organ në përbërje të Ministrisë për vetëqeverisje lokale me cilësinë e personit juridik të veçantë.
Të dhënat personale përpunohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Cilët të dhëna i mledhim
Ne mund të mbledhim të dhëna në lidhje me kategoritë e mëposhtme të personave:
- Vizitorët në faqen tonë të internetit www.brr.gov.mk . Zakonisht mbledhim të dhëna navigimi (shiko më poshtë) të cilat përdoren për të analizuar të dhënat nga vizitat në faqen tonë të internetit, si dhe për të ruajtur sigurinë e informacionit në faqen tonë të internetit. Për më shumë rreth përdorimit të cookies, lexoni politikën tonë të cookie-t. (Link).
- Aplikuesit dhe personat e tjerë fizikë në lidhje me parashtrimin e kërkesave. Këto kërkesa përmbajnë informacione mbi identitetin e parashtruesit të kërkesës dhe të dhëna personale të personave të tjerë të përfshirë në kërkesë.
- Personat të cilët kërkojnë qasje në informacione me karakter publik bazuar në Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Që të përpunohen kërkesat për qasje në informacione me karakter publik, parashtruesëve të kërkesave u kërkohet të paraqesin të dhëna të caktuara, bazuar në Ligjin për qasje të lirë në informacione me karakter publik.
- Pjesëmarrësit në trajnime, konferenca dhe ngjarje – Të dhëna personale me qëllim të kryerjes së trajnimeve dhe ngjarjeve të organizuara nga BZHR.
Kategoritë e të dhënave që përpunohen
- Të dhënat e navigimit
Gjatë vizitës se faqes tone të internetit, serveri krijon ditar për secilin vizitor me të dhënat e mëposhtme:
- adresën Protokollit Tuaj të Internetit (IP);
- pajisjen me të cilën përfaqësoheni, lloji dhe modeli;
- sistemin Tuaj operativ;
- llojin e shfletuesit, plugins dhe versionin;
- faqet të cilat i vizitoni në ueb-faqen tonë dhe kohën të cilën e kaloni në secilën faqe;
- URL- në e faqes e cila u ridrejtuar në ueb-faqen tonë dhe në disa raste, termet që i keni shfrytëzuar duke u munduar ta gjeni ueb-faqen e BZHR-së;
- gjuhën e shfletuesit që përdorni;
- hteti (përcaktohet nga IP adresa).
Logot e serverit fshihen automatikisht brenda 15 ditësh, përveç nëse rrethanat kërkojnë qëndrim më të gjatë, për shembull, për të hetuar një virus ose sulm me qëllim të keq.
Ne i mirëmbajmë në mënyrë të pavarur serverat dhe të gjitha aktivitetet në faqen e internetit i kryejmë në mënyrë interne, duke përfshirë logot që janë krijuar dhe analizën e të dhënave që transmetohen nga vizitat në faqen tonë të internetit.
2. Të dhënat e përdoruesit që në mënyrë vullnetare i paraqesin
Të dhënat personale që ne i mbledhim nga vizita juaj në faqen tonë të internetit janë ato të dhëna që Ju i paraqisni vullnetarisht për qëllime konkrete, për të na mundësuar që të ushtrojmë kompetencat tona të konsultimeve, hetimeve, sanksionimeve korrigjuese, dhënien e miratimeve dhe autorizimeve këshilluese (përfshirë të dhënat e nevojshme për harmonizimin e kërkesave ligjore dhe rregullatore) siç janë parashtrimi i pyetjeve dhe / ose mendimeve për çështje të ndryshme në fushën e zhvillimit rajonal, sigurimin e informacioneve kthyese.
Ne mund të mbledhim disa nga kategoritë e mëposhtme të të dhënave personale edhe atë: emrin dhe mbiemrin, adresën, kontakt telefonin, faksin, postën elektronike dhe nënshkrimin.
Si i mbledhim të dhënat personale
Ne mbledhim të dhëna personale përmes kanaleve të ndryshme, përfshirë:
- përmes përdorimit tuaj në faqen tonë të internetit, përfshirë format e aplikimit
- përmes emailit tonë: info@brr.gov.mk
- përmes postës,
- përmes faksit,
- përmes të folurit.
Për kërkesat me gojë, përgatitet procesverbal i cili nënshkruhet nga personi që ka paraqitur kërkesën me gojë dhe nga personi i punësuar nga BZHR, i cili përpiloi procesverbalin dhe regjistroi në arkivin e BZHR.
Kategoritë e përdoruesve të të dhënave personale
Aktivitetet e përpunimit të të dhënave personale në lidhje me shërbimet on-line të disponueshme përmes faqes së internetit të BZHR-së, kryhen nga punonjësit përgjegjës për këto shërbime apo personat përgjegjës për kryerjen e aktiviteteve në fjalë.
Ne nuk ndajmë informacione për ju dhe / ose vizitën tuaj në faqen tonë të internetit, për palët e treta, përveç në rastet e mëposhtme:
- në rast të angazhimit të ofruesve të shërbimeve nëse BZHR i angazhon ata si përpunues të cilët do të jenë të detyruar të veprojnë sipas udhëzimeve të BZHR dhe të sigurojnë mbrojtje të të dhënave personale që përpunohen gjatë ofrimit të atyre shërbimeve.
- me kërkesë të gjykatës, policisë apo organeve dhe autoriteteve të tjera për të ushtruar kompetencat e tyre dhe vetëm nëse ekziston një bazë ligjore për ta bërë këtë.
Koha e ruajtjes së të dhënave të mbledhura
Të dhënat që mbledhim ruhen në përputhje me ligjin dhe periudhën e duhur për të arritur qëllimin e përpunimit dhe përcaktohen në (rishikim) me afate kohore për ruajtjen e të dhënave personale të BZHR-së.
Cilat janë të drejtat tuaja
Të drejtat tuaja në lidhje me përpunimin e të dhënave personale janë:
- e drejta për t’u informuar në lidhje me përpunimin e të dhënave personale
- e drejta për qasje në të dhënat personale
- e drejta për të korrigjuar dhe fshirë të dhënat personale
- e drejta për të kufizuar përpunimin e të dhënave personale
- e drejta për kundërshtim
Për informacione shtesë dhe / apo realizimin e të drejtave tuaja për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të kontaktoni oficerin tonë për mbrojtjen e të dhënave personale Zoran Janov në e- mailin e mëposhtëm: zoran.janov@brr.gov.mk, tel: 075 250 974
E drejta e parashtrimit të kërkesës në AMDHP
Nëse konsideroni se mënyra me të cilën BZHR-ja përpunon të dhënat tuaja personale shkel dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të paraqisni një kërkesë në AMDHP si organ mbikëqyrës, i cili do të trajtohet në bazë të nenit 97 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ndryshimi i politikës së privatësisë
Politika e privatësisë do të ndryshohet rregullisht në përputhje me ndryshimet dhe aktivitetet tona.