Thirrje publike|

Të nderuar:
Projekti “Fuqizimi i kapaciteteve komunale për zbatimin e projektit“ i fton komunat dhe qendrat për zhvillimin e rajoneve planifikuese për të paraqitur kërkesa për dhënien e ndihmës financiare në përgatitjen e dokumentacionit teknik për projektet prioritare të infrastrukturës në kuadër të Fondit për dokumentacionin teknik. Projektin dhe thirrjen i zbaton UNDP dhe Byroja e Zhvillimit Rajonal.
Kërkesat duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në adresën e mëposhtme të emailit: bmcpi@undp.mk jo më vonë se 18 maj 2023. Kur dorëzoni kërkesa elektronike, ju lutemi përdorni titullin e mëposhtëm të E-mail mesazhit: Fondi për dokumentacion teknik: Kërkesë për mbështetje financiare për dokumentacionin teknik nga (të shënohet emri i komunës ose qendrës për zhvillimin e rajonit planor)
Kërkesa duhet të dorëzohet në format PDF. Madhësia maksimale e dokumenteve të bashkangjitura nuk duhet të kalojë 20 MB. Kërkesa duhet të jetë e vlefshme të paktën 90 ditë nga afati i fundit për paraqitjen e kërkesave.
Kërkesa plotësohet në gjuhën maqedonase.
Komunat/qendrat e përzgjedhura për zhvillimin e rajoneve planore do të nënshkruajnë kontrata përkatëse sipas të cilave do të marrin përgjegjësinë për zbatimin e granteve. Për atë qëllim fondet nga grantet do t’u transferohen atyre nga UNDP.
Pyetjet në lidhje me thirrjen mund të dërgohen nga të interesuarit vetëm në bmcpi@undp.mk
UNDP-ja dhe Byroja për Zhvillim Rajonal rezervojnë të drejtën për të modifikuar kërkesat e thirrjes, ndër të tjera, në përgjigje të pyetjeve nga aplikantët e mundshëm. Nëse ndryshimet rezultojnë në nevojën për punë shtesë nga aplikantët e mundshëm, ose bëhen pak përpara afatit për parashtrim të kërkesës, UNDP-ja dhe Byroja mund të lejojnë zgjatjen e afatit për dorëzimin e kërkesave për grant.

Më shumë në lidhje me thirrjen në dokumentat në vijim:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window