Byroja për zhvillim rajonal
Byroja për zhvillim rajonal
  • Byroja
    • Për Byronë
    • Qëllimet dhe prioritetet
    • Të punësuarit
    • Strategji
    • Drejtor
    • Nëpunësi për të Rinjtë
    • Struktura
    • Personat përgjegjës për parregullsi dhe dyshime për mashtrime apo korrupsion
  • Regullativa
    • Ligji
    • Aktet nënligjore
    • Prokurime publike
      • Plani vjetor për prokurim publik
      • Shpalljet e prokurimeve
    • Llogaria përmbyllëse
    • Kodeksi për nëpunës administrativ
  • Projekte
    • Projektet aktuale
    • Arkiva
    • Programa për zhvillim të barabartë rajonal
  • Thirrje publike
    • Thirrje publike
    • Formulare për Aplikim
  • Informatat publike
    • Raport vjetor
    • Sistematizimi
    • Shpallje interne
    • Shpallje publike
    • Kërkesë për informata me karakter publik
    • Raporte të revizorit
    • Plane strategjike
    • Plane vjetore financiare katërmujore
    • Plani vjetor për parandalim të korrupcionit
    • Plani vjetor për vlersimin të rreziqeve të korrupsionit
    • Plani vjetor për vlersimin të rreziqeve të korrupsionit
    • Buxheti vjetor
  • Kontakti
  • македонски јазик
  • English
interen oglas 2018
21 Shkurt, 2023

THIRRJE PUBLIKE 2023/2024

PËR PROPOZIMPROJEKTE PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE URBANE DHE ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM DHE URBAN, PËR ZONAT ME NEVOJA SPECIFIKE ZHVILLIMORE DHE PËR ZHVILLIMIN E FSHATRAVE

1.LËNDA E THIRRJES PUBLIKE

Lënda e thirrjes publike është ndarja e mjeteve për financimin e projekteve për zhvillimin e zonave urbane dhe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe urban, për zonat me nevoja specifike zhvillimore dhe për zhvillimin e fshatrave, nga Programi i zhvillimit të barabartë rajonal për vitin 2023 me mjete të planifikuara indikative për vitin 2024 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 31/2023).

I. PROPOZIMPROJEKTE PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE URBANE DHE ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM DHE URBAN

1. SHUMA E MJETEVE

Shuma e përgjithshme e mjeteve për financimin e projekteve për zhvillimin e zonave urbane dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe urban, sipas nenit 2, pika 1.4 nga tabela e Programit të zhvillimit të barabartë rajonal për vitin 2023, me mjete të planifikuara indikative për vitin 2024 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 31/2023) është 119.925.000 denarë.

2. MËNYRA E NDARJES SË MJETEVE

Sipas nenit 39, paragrafi (2) të Ligjit të Zhvillimit të Barabartë Rajonal, shuma e përgjithshme e mjeteve për zhvillimin e zonave urbane dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe urban ndahet në rajone në pajtueshmëri me klasifikimin e rajoneve planore sipas shkallës së zhvillimit.

Nga Programi i zhvillimit të barabartë rajonal për vitin 2023 me mjete të planifikuara indikative për vitin 2024, mjetet për zhvillimin e zonave urbane dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe urban janë ndarë si më poshtë:

Zhvillimi i zonave urbane dhe zhvillimi i qëndrueshëm urbanPjesëmarrja në % sipas shkallës së zhvillimitBuxheti në denarë
Rajoni Planor i Shkupit7,2%8.634.600
Rajoni Planor Juglindor11,1%13.311.675
Rajoni Planor Lindor11,3%13.551.525
Rajoni Planor i Pellagonisë11,9%14.271.075
Rajoni Planor i Pollogut13,2%15.830.100
Rajoni Planor Jugperëndimor13,3%15.950.025
Rajoni Planor i Vardarit14,7%17.628.975
Rajoni Planor Verilindor17,3%20.747.025

3. MËNYRA E DORËZIMIT TË PROPOZIMPROJEKTEVE

Të drejtë për dorëzim të propozimprojekteve për zhvillim të zonave urbane dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe urban, sipas nenit 39 paragrafi (1), kanë komunat me seli në qytet, komunat në qytetin e Shkupit dhe qyteti i Shkupit

Komunat aplikojnë me propozimprojekte për ndarjen e mjeteve për zhvillim të zonave urbane dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe urban nëpërmjet plotësimit të formularit për aplikim i cili është publikuar në uebfaqen e Byrosë së Zhvillimit Rajonal www.brr.gov.mk.

4. AFATI I DORËZIMIT TË PROPOZIMPROJEKTEVE

Komunat duhet që formularët e tyre për aplikim për financim të propozimprojekteve për zhvillim të zonave urbane dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe urban t’i dorëzojnë në Byronë e Zhvillimit Rajonal në rr. “Shën Cirili dhe Metodi” nr. 20 Shkup; dy formularë aplikimi në origjinal dhe në formë elektronike në CD (formular origjinal i skanuar dhe word) në afat prej 15 ditësh nga botimi i thirrjes publike në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në gazetat publike.

II. PROPOZIMPROJEKTE PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE ME NEVOJA SPECIFIKE ZHVILLIMORE

1. SHUMA E MJETEVE

Shuma e përgjithshme e mjeteve për financimin e projekteve për zhvillim të zonave me nevoja specifike zhvillimore, sipas nenit 2 pika 1.2 nga tabela e Programit të zhvillimit të barabartë rajonal për vitin 2023, me mjete të planifikuara indikative për vitin 2024 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 31/2023) është 119.925.000 denarë.

2. MËNYRA E DORËZIMIT TË PROPOZIMPROJEKTEVE

Të drejtë për dorëzim të propozimprojekteve për zhvillim të zonave me nevoja specifike zhvillimore sipas nenit 40 kanë komunat dhe komunat në qytetin e Shkupit në të cilat identifikohen zona me nevoja specifike zhvillimore, të përcaktuara me Vendimin për Përcaktimin e Zonave me Nevoja Specifike Zhvillimore (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 263/19), si dhe qendrat për zhvillimin e rajoneve planore, ndërmarrjet publike dhe institucionet publike të themeluara nga shteti, komunat në qytetin e Shkupit dhe qyteti i Shkupit, institucionet shkencore dhe të arsimit të lartë dhe shoqatat.

Komunat dhe komunat në qytetin e Shkupit, qendrat për zhvillimin e rajoneve planore, ndërmarrjet publike dhe institucionet publike të themeluara nga shteti, komunat në qytetin e Shkupit dhe qyteti i Shkupit, institucionet shkencore dhe të arsimit të lartë dhe shoqatat aplikojnë me propozimprojekte për ndarjen e mjeteve për zhvillim të zonave me nevoja specifike zhvillimore nëpërmjet plotësimit të formularit për aplikim i cili është publikuar në uebfaqen e Byrosë së Zhvillimit Rajonal www.brr.gov.mk.  

3. AFATI I DORËZIMIT TË PROPOZIMPROJEKTEVE

Komunat dhe komunat në qytetin e Shkupit, qendrat për zhvillimin e rajoneve planore, ndërmarrjet publike dhe institucionet publike të themeluara nga shteti, komunat në qytetin e Shkupit dhe qyteti i Shkupit, institucionet shkencore dhe të arsimit të lartë dhe shoqatat formularët e tyre për aplikim për financim të  propozimprojekteve për zhvillim të zonave me nevoja specifike zhvillimore duhet t’i dorëzojnë në Byronë e Zhvillimit Rajonal në rr. “Shën Cirili dhe Metodi” nr. 20 Shkup, dy formularë aplikimi në origjinal dhe në formë elektronike në CD (formular origjinal i skanuar dhe word) në afat prej 15 ditësh nga botimi i thirrjes publike në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në gazetat publike.

III PROPOZIMPROJEKTE PËR ZHVILLIMIN E FSHATRAVE

1.SHUMA E MJETEVE

Shuma e përgjithshme e mjeteve për financimin e projekteve për zhvillim të fshatrave, sipas nenit 2 pika 1.3 nga tabela e Programit të zhvillimit të barabartë rajonal për vitin 2023, me mjete të planifikuara indikative për vitin 2024 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 31/2023) është 119.925.000 denarë.

2. MËNYRA E NDARJES SË MJETEVE

Sipas nenit 41, paragrafi (2) të Ligjit të Zhvillimit të Barabartë Rajonal, shuma e përgjithshme e mjeteve për zhvillimin e fshatrave ndahet në rajone planore në pajtueshmëri me klasifikimin e rajoneve planore sipas shkallës së zhvillimit.

Nga Programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit të zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2023 me mjete të planifikuara indikative për vitin 2024, mjetet për zhvillimin e fshatrave janë ndarë si më poshtë:

Zhvillimi i fshatravePjesëmarrja në % sipas shkallës së zhvillimitBuxheti në denarë
Rajoni Planor i Shkupit7,2%8.634.600
Rajoni Planor Juglindor11,1%13.311.675
Rajoni Planor Lindor11,3%13.551.525
Rajoni Planor i Pellagonisë11,9%14.271.075
Rajoni Planor i Pollogut13,2%15.830.100
Rajoni Planor Jugperëndimor13,3%15.950.025
Rajoni Planor i Vardarit14,7%17.628.975
Rajoni Planor Verilindor17,3%20.747.025

3. MËNYRA E DORËZIMIT TË PROPOZIMPROJEKTEVE

Të drejtë për dorëzim të propozimprojekteve për zhvillim të fshatrave kanë komunat dhe komunat e qytetit të Shkupit të cilat kanë fshatra në përbërjen e tyre, sipas nenit 10 dhe nenit 12 nga Ligji i Organizimit Territorial të Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 55/04).

Komunat aplikojnë me propozimprojekte për ndarjen e mjeteve për zhvillim të fshatrave nëpërmjet plotësimit të formularit për aplikim i cili është publikuar në uebfaqen e Byrosë së Zhvillimit Rajonal www.brr.gov.mk

Komunat me seli në qytet të cilat dorëzojnë propozimprojekte për zhvillimin e fshatrave të cilët hyjnë në përbërjen e tyre sipas nenit 48, paragrafi (5), janë të detyruara të sigurojnë bashkëfinancim në lartësi prej 50% nga vlera e propozimprojektit.

3. AFATI I DORËZIMIT TË PROPOZIMPROJEKTEVE

Komunat duhet që formularët e tyre për aplikim për financim të propozimprojekteve për zhvillim të fshatrave t’i dorëzojnë në Byronë e Zhvillimit Rajonal në rr. “Shën Cirili dhe Metodi” nr. 20 Shkup; dy formularë aplikimi në origjinal dhe në formë elektronike në CD (formular origjinal i skanuar dhe word) në afat prej 15 ditësh nga botimi i thirrjes publike në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në gazetat publike.

Formularet për aplikim i gjeni në linkun në vijim: https://brr.gov.mk/sq/aplikimit/

Byroja për Zhvillim Rajonal e financoi 16.483.500,00 denarë projektin “Rekonstruimi i rrugës në fshatin Saraqino”. PROGRANI PËR ZHVILLIM TË BARABART RAJONAL 2021

Related Posts

interen oglas 2018

Thirrje publike

THIRRJE PUBLIKE për vitin 2022

cq5dam.web.699.470

Lajme, Thirrje publike

Thirrje për projekte për bashkëpunim ndërkomunal

interen oglas 2018

Thirrje publike

THIRRJE PUBLIKE

Drejtor

Ramiz Rexhepi

Byroja për zhvillim rajonal
© Byroja për zhvillim rajonal 2023

Adresa

BYROJA PER ZHVILLIM RAJONAL

Rr. Sh. Kiril dhe Metodij nr. 20
faksi postar 520
1000 Shkup

Tel: +389 2 3 121 350
Fax: +389 2 3 126 4111

info@brr.gov.mk

Politika e privatësisë

Politika e përdorimit të biskotave

Na ndiqni në

  • Facebook
Shkurt 2023
H M M E P S D
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728  
« Dhj    
Поставени се колачиња (cookies) на Вашиот уред со цел да се подобри функционалноста на оваа веб страница.. Со клик на копчето “Се согласувам”, се согласувате да зачуваме колачиња за да го подобриме Вашето корисничко искуство.
Подесувања за колачињаСе согласувам
Manage consent

Вашата приватност

Секоја веб-страна зачувува колачиња со информации за Вашата посета. Овие информации може да бидат за Вас, за Вашите преференции или за Вашиот уред и најчесто се користат за да се подобри работата на веб-страната. Информациите не Ве идентификуваат директно, но може да Ви дадат персонализирано веб искуство. Колачињата може да ги зачуваат информациите за Вашите кориснички навики, но не можат да ги читаат Вашите лични податоци или информации од Вашиот хард диск. Бидејќи ние го почитуваме Вашето право на приватност, можете да изберете да не дозволувате некои видови на колачиња. Погледнете ги категориите на колачиња за да дознаете повеќе и доколку сакате да ги промените основните подесувања. Би сакале да Ви напоменеме дека блокирањето на некои категории на колачиња може да влијае на Вашето искуство при посета на страната, како и на услугите кои може да Ви ги понудиме. За повеќе информации проверете на Политика за користење на колачиња
Неопходни колачиња
Always Enabled
Овие колачиња се неопходни за правилно функционирање на основните функции на веб-страната како навигација, онлајн купување, наплата, статистика за посета на сајтот, оптимизација на содржината и сл. Тие се најчесто поставени како одговор на одредена интеракција која ја имате со веб-страната, како што се прилагодувањата за Поставки на колачиња, најава или пополнување на електронски форми. Овие колачиња не содржат никакви лични информации и не може да се исклучат со овие поставки. Повеќе опции во врска со користење на колачиња може да прилагодите во Вашиот интернет пребарувач со цел да ги блокира или да Ве извести за овие колачиња, при што некои делови од веб-страната нема правилно да функционираат.
Колачиња за аналитика
Овие колачиња ни овозможуваат да ги броиме посетите и изворите на сообраќај, со цел да ги измериме и подобриме перформансите на веб-страната. Тие ни помагаат да анализираме кои страници се најпосетени и да видиме како посетителите се движат низ страницата. Сите информации што ги собираат овие колачиња се агрегирани и анонимни.
SAVE & ACCEPT