Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal z. Ramiz Rehxepi ishte njëri ndër panelistët e konferencës vjetore për decentralizim dhe udhëheqje lokale “Vetëqeverisja lokale – koha për mundësi dhe revizion”
Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal z. Ramiz Rehxepi sot ishte njëri ndër panelistët e konferencës vjetore për decentralizim dhe udhëheqje lokale “Vetëqeverisja lokale – koha për mundësi dhe revizion”.
Në këtë panel diskutimi drejtori i Byrosë z. Ramiz Rexhepi ndau pikëpamjet dhe përvojat e veta rreth rritjes së konkurrencës së rajoneve planore, përmes rritjes së inovacioneve, shfrytëzimit optimal të pasurisë natyrore, njerëzore dhe kapitali ekonomik.
“Panelet e tilla të diskutimit janë një platformë e shkëlqyeshme për shkëmbimin e ideve dhe propozimeve nga pikëpamje të ndryshme me qëllim që të bëhemi një servis më i mirë për qytetarët dhe ta përmirësojmë cilësinë e jetës së tyre në të gjitha rajonet në vend.” – z. Ramiz Rexhepi




