Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal z. Ramiz Rexhepi sot morri pjesë në biznes forumin Republika e Maqedonisë së Veriut – Republika e Bullgarisë, “Deri në një milion dhe më gjerë”
“Sot për kënaqësinë time të madhe morra pjesë në biznes forumin: Republika e Maqedonisë së Veriut – Republika e Bullgarisë, “Deri në një milion dhe më gjerë”. Në Biznes Forumin morra pjesë si panelist në sesionin e dytë e cila i adresohet bashkëpunimit tejkufitar. Do të doja të theksoja se ky Biznes Forum është një platformë e jashtëzakonshme në të cilin patëm mundësi të diskutojmë së bashku me fqinjët tanë, duke nënvizuar qëllime domethënëse të cilët do të kontribuojnë në vërtetimin e hapave që do të duhet të ndërmirren për realizimin e një progresi më të madh të të dyja vendeve në periudhën e ardhshme.” Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal z. Ramiz Rexhepi






