Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal z. Ramiz Rexhepi së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe UNDP ishin të mirëpritur nga z. Milaim Fetai, ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kroaci
Në kuadër të vizitës studimore pesë ditore në Republikën e Kroacisë dhe në Republikën e Sllovenisë, sot përfaqësuesit e Byrosë për Zhvillim Rajonal dhe UNDP e vizituan ambasadën e Maqedonisë në Kroaci. Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal z. Ramiz Rexhepi, së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe UNDP u mirëpritën nga z. Milaim Fetai, ambasador i Maqedonisë së Veriut në Kroaci. Gjatë kohës së kësaj viziteje u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes institucioneve të të dyja vendeve, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira në udhëheqje si dhe mundësitë e transformimit të Byrosë për Zhvillim Rajonal në Agjenci duke ndjekur modelin kroat. Vizita studimore u realizua me mbështetje financiare të UNDP-së si pjesë e projektit të përbashkët: “Post KOVID: komunat si nxitje të zhvillimit rajonal”.



