Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal z. Ramiz Rexhepi realizoi takim me delegacionin e lartë të Republikës së Kosovës
Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal z. Ramiz Rexhepi realizoi takim me delegacionin e lartë nga Republika e Kosovës në përbërje të zëvendës ministrit të Ministrisë për Zhvillim Rajonal z. Agon Dobruna, drejtori për Zhvillim Rajonal z. Ilber Çitaku, znj. Vjendita Avdiu Musliu – Udhëheqës i Sektorit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal dhe z. Valbarda Buza, asistent i zëvendës ministrit për zhvillim rajonal. Politika për zhvillim të barabartë rajonal dhe sfidat aktuale me të cilën ballafaqohemi, shkëmbimi i përvojave dhe zgjerimi i bashkëpunimit mes dy shteteve ishin temat kryesore të bisedës së takimit të sotëm.



