Takim pune mes Drejtorit të Byrosë për Zhvillim Rajonal z.Ramiz Rexhepi, Rektorit të UEJL, z. Abdylmenaf Bexheti dhe Drejtorit të Qendrës për Zhvillim Rajonal të Pollogut (QZHRPP), z. Fatmir Saiti.
Sot, në hapësirat e Universitetit të Europës Juglindore (UEJL) u realizua një takim pune mes Drejtorit të Byrosë për Zhvillim Rajonal (BZHR) të RMV, z.Ramiz Rexhepi,Rektorit të UEJL, z. Abdylmenaf Bexheti dhe Drejtorit të Qendrës për Zhvillim Rajonal të Pollogut (QZHRPP), z. Fatmir Saiti.
Temë e takimit të punës ishte fillimi i implementimit të projektit Power Partnership for Polog- PP4P, ku partner në implementim të proektit janë QZHRPP dhe UEJL, ndërsa BRZH finanson dhe monitoron implementimin e të njëjtit.
Aktivitete kryesore të projektit përbëjnë: Rikonstruimin e hapësirave ekzistuese brenda kampusit të UEJL -me një sipërfaqe prej 600m2-, krijimin e një instituti të përbashkët -iCARE- Innovative Center for Applied Research and Education-, mes partnerëve të sektorit publik, akademisë, biznes komunitetit dhe shoqërisë civile. Instituti do të shërbejë si Qendër për Transfer të Inovacionit dhe Tekonologjisë në rajonin e Pollogut. Përfundimisht Rektori ne shenje faleнderimi dhe bashkëpunimi drejtorit të Byrosë i dhuroj pllakatën e 20 vjetorit të UEJL-së.

