z. Rexhepi realizoi takim pune me zv. Sekretarin e përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës z.Kamberaj dhe z.Çitaku Udhëheqës i divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal
Drejtori i Byrosë për Zhvillimin Rajonal, z. Ramiz Rexhepi realizoi takim pune me zv. Sekretarin e përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës z.Besim Kamberaj dhe z. Ylber Çitaku Udhëheqës i divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal.
Pikat kryesore të diskutimit në takimin e sotëm të punës ishin njohja institucionale dhe shkëmbimi i përvojave pozitive, sfidat që pasojnë, mundësitë për përdorimin e fondeve Evropiane, si dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen dhe çështje të tjera që lidhen me zhvillimin e barabartë rajonal.