Thirrje publike|

Në bazë të nenit 91 të Ligjit për Zhvillim të Barabart Rajonal (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” Nr. 24/2021), Byroja për Zhvillim Rajonal shpall

THIRRJE Е HAPUR PUBLIKE

për financimin e Propozim-Projekteve për zvogëlimin e dispariteteve midis dhe brenda rajoneve planore dhe rritjen e konkurrencës rajonale për 2021, pas masave dhe aktiviteteve të caktuara për zhvillimin e barabart rajonal

1. L ËNDA E THIRRJES SË HAPUR PUBLIKE        

          Lënda e thirrjes së hapur publike është alokimi i mjeteve për financimin e projekteve me qëllim të zvogëlimit të pabarazive midis dhe brenda rajoneve planore dhe rritjen e  konkurrencës rajonale, të përcaktuar në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, seksioni 280.01,  Subprograma  OA  Zhvillimi i barabartë rajonal zëri  488 Dotacione  kapitale për NJVL-të.

Qëllimi i kësaj thirrje të hapur publike është ndarja e mjeteve për propozim – projektet, zbatimi i të cilave do të kontribuojë në zvogëlimin e dispariteteve në nivelin e zhvillimit midis dhe brenda rajoneve planore, do të forcojë konkurrencën rajonale, duke realizuar potencialet e tyre të zhvillimit në nivelin lokal..

Kjo thirrje e hapur publike do të mbështesë projektet financiare në përputhje me masat dhe aktivitetet prioritare për të zvogëluar disparitetet në nivelin e zhvillimit midis dhe brenda rajoneve planore dhe për të rritur konkurrencën rajonale, të cilat rrjedhin nga përparësitë e përcaktuara në dokumentet planore për zhvillim rajonal.

Në vitin 2021, aktivitetet dhe masat prioritare janë si më poshtë:

–         inkurajimi i rritjes ekonomike në rajonet planore,

–         zhvillimi i infrastrukturës moderne dhe bashkëkohore në rajonet planore dhe

– njohja dhe shfrytëzimi i përparësive konkurruese në rajonet planore.

2. SHUMA E MJETEVE

          Shuma totale e mjeteve për financimin e projekteve për të zvogëluar disparitetet midis dhe brenda rajoneve planore dhe për të rritur konkurrencën rajonale në përputhje me nenin 2 pika 3 të tabelës së Programit për Zhvillim të Barabart Rajonal për vitin 2021 (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” Nr. 53/2021) seksioni 280.01,  Subprograma  OA  Zhvillimi i barabartë rajonal zëri  488 Dotacione  kapitale për NJVL-të është miratuar në 88.600.000 denarë.

  • SHFRYTËZUESIT E MJETEVE

Të drejtë për dorëzim të propozim-projekteve për zvogëlimin e dispariteteve midis dhe brenda rajoneve planore kanë qendrat për zhvillimin e rajoneve planore, komunat, komunat në qytetin e Shkupit, qyteti i Shkupit, ndërmarrjet publike dhe institucionet publike të themeluara nga shteti, komunat, komunat në qytetin e Shkupit dhe qyteti i Shkupit, institucionet e arsimit të lartë dhe shkencor dhe shoqatat.

     U bëhet thirrje të gjitha palëve të interesuara, si drejtues dhe bartës të ndryshimeve të nevojshme në aktivitetet ekonomike, sociale dhe zhvillime të tjera, që t’i dorëzojnë kërkesat e tyre për financimin e projekteve, në përputhje me aktivitetet dhe masat prioritare të Programit  për Zhvillim të Barabart Rajonal për vitin 2021 dhe qëllimin e kësaj thirrje të hapur publike.

4.KRITERET PËR VLERSIMIN E PROPOZIM – PROJEKTEVE

1) arsyetimin e propozim – projekteve në drejtim të pajtueshmërisë me masat dhe aktivitetet prioritare në përputhje me nenin 11 të Programit për Zhvillim të Barabartë Rajonal për vitin 2021;

2) kapaciteti financiar i bartësit të propozim – projektit;

3) qëndrueshmëria e rezultateve të pritura të propozim – projektit;

4) ndikimi në popullsi në nivel lokal;

5) aktivitetet e nevojshëm për realizimin e propozim-projektit;

6) dinamika e realizimit të propozim-projektit;

7) përshtatshmërinë e indikatorëve të deklaruar në propozim-projekt me rezultatet dhe objektivat e propozim-projektit.  

  • AFATI I PARASHTRIMIT TË PROPOZIM PROJEKTEVE

          Aplikantët propozimet e tyre për financimin e propozim – projekteve për të zvogëluar disparitetet midis dhe brenda rajoneve planore dhe për të rritur konkurrencën rajonale duhet t’i dorëzojnë në Byronë për Zhvillim Rajonal, rr. Kirili dhe Metodi nr. 20, Shkup, në dy formularë aplikimi origjinale dhe në formë elektronike në CD (formularë origjinal i  skanuar dhe word) nga dita e publikimit të kësaj thirrje të hapur publike në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në gazetat publike.

Afati për dorëzimin e propozimeve për financimin e propozim – projekteve për zvogëlimin e dispariteteve midis dhe brenda rajoneve planore dhe rritja e konkurrencës rajonale zgjat gjatë vitit 2021 deri në shfrytëzimin e mjeteve të përcaktuara në nenin 2 pika 3 të tabelës së Programës për Zhvillimin e arabart Rajonal për vitin 2021.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Close Search Window