Drejtori i Byrosë për Zhvillimin Rajonal Z. Ramiz Rexhepi realizoi takim pune me Z. David Oberhuber, Drejtor i Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Teknik (GIZ)
Sot Drejtori i Byrosë për Zhvillimin Rajonal Z. Ramiz Rexhepi realizoi takim pune me Z. David Oberhuber, Drejtor i Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Teknik (GIZ) për Republikën e Maqedonisë Veriore dhe Kosovës.
Mbështetja shumë vjeçare financiare dhe teknike e ofruar nga GIZ ka një rëndësi të madhe për vendin tonë, veçanërisht në drejtim të përmirësimit të zhvillimit të balancuar rajonal dhe lokal, tha z. Rexhepi.
Në takim u diskutua për aktivitetet e tanishme, planet dhe angazhimet e Byrosë, projektet aktuale të implementuara nga GIZ në vendin tonë, por gjithashtu u diskutuan mundësitë për bashkëpunim dhe partneritet të ardhshëm.