Zyrtarisht lëshohet në përdorim rruga lokale për në deponinë rajonale Rusino
Sot, Drejtori i Byrosë për Zhvillimin Rajonal Z. Ramiz Rexhepi së bashku me Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Z. Goran Milevski morën pjesë në hapjen zyrtare të seksionit të rrugës lokale për deponinë rajonale Rusino, Komuna e Gostivarit.
Projekti është realizuar përmes Qendrës për Zhvillimin e Rajonit të të Pollogut me mbështetje financiare nga Byroja për Zhvillimi Rajonal – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, përkatësisht Programi për Zhvillim të Barabartë Rajonal për vitin 2018.
Për realizimin e këtij projekti nga buxheti janë ndarë mjete financiare në vlerë prej 24,5 milion denarë.