TË NËNSHKRUARA 74 KONTRATA PËR REALIZIMIN E PROJEKTEVE TË 54 KOMUNAVE
Me datë 18.07.2019, Drejtori I Byrosë për zhvillim rajonal Z. Ramiz Rexhepi nënshkroi 74 kontrata për realizimin e projekteve që duhet realizuar në 54 komuna.Mjetet financiare janë ndarë nga Buxheti I RMV, domethënë prej Programës për zhvillim të barabartë rajonal të vitit 2019 : zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore dhe zhvillimin e fshatrave.
Zhvillimi I barabartë rajonal është prioritet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në atë drejtim janë edhe përpjekjet e Mininstrisë për vetëqeverisje lokale si bartës I politikës për zhvillim të barabartë rajonal dhe Byroja për Zhvillim Rajonal si implementues I njejtë që punojnë me rritje dinamike dhe angazhimin maksimal për rritjen efektive dhe poltikës efikase përmes rritjes së konkurrencës të komunave më të mëdha dhe rajoneve planore, por duke I kushtuar vëmendje të veçantë komunave të vogla rurale.
Dëshmi e punës tonë koordinative dhe përkushtuese është edhe rritja kontinuale e buxhetit që ndahet për këtë politikë dhe është dy herë më e madhe krahasuar vit më parë.Ne jemi të vetëdijshëm se kjo është larg nga fondet e parapara ligjore, por nëse punohet me intensitet ,jemi të bindur se me përpjekjet tona si institucione me përgjegjësi për këtë politikë dhe me angazhimin e Qeverisë së RMV në një të ardhme të afërt do të arrihet edhe 1 % I paraparë ligjorë prej BPV, theksoi Drejtori Rexhepi.
Lista e projekteve për zhvillim të fshatrave për vitin 2019 Lista e projekteve për zhvillim të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore për vitin 2019