Z. Rexhepi u takua me znj. Zvjezdana Borovac, sekretare e dytë, e ngarkuar me çështjet ekonomike në Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë
Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kroacisë janë vende miqësore, ndër të tjera Kroacia është një përkrahës i madh i Maqedonisë në realizimin e qëllimeve euroatlantike. Njohuritë institucionale dhe shkëmbimi i përvojave pozitive, me theks të veçantë në sfidat që vijojnë, mundësitë për përdorimin e burimeve evropiane të fondeve, si dhe mundësitë për bashkëpunim të përbashkët në të ardhmen dhe çështje të tjera që lidhen me zhvillimin e balancuar rajonal ishin pikat kryesore të diskutimit në vizitën e sotme të Drejtorit të Byrosë për Zhvillim Rajonal në Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë.Z. Rexhepi u takua me znj. Zvjezdana Borovac, sekretare e dytë, e ngarkuar me çështjet ekonomike në Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë.