Sot, së bashku me zv.Ministrin e Pushtetit Lokal z.Dejan Pavleski realizuam vizitë në Komunën e Dollnenit
Sot, së bashku me zv.Ministrin e Pushtetit Lokal z.Dejan Pavleski realizuam vizitë në Komunën e Dollnenit. Temë diskutimi ishte zhvillimi rajonal dhe i barabartë i Komunave në RM. Kryetari i Komunes z. Xhemil Qamili theksoi se deri më tani ka qenë një praktikë jo e mirë e shperndarjes së fondeve qëndrore të cilat kanë qenë të koncentruara në qytetet e mëdha dhe kerkoi që kjo të ndryshojë dhe shperndarja të bëhet në të gjitha Komunat e RM-së, me theks të vecantë komunat rurale. Zv. Ministri dhe Drejtori i Byros Ramiz Rexhepi u dakorduan që të bejnë të pamundurën që në të ardhmen të ndikojnë në qeveri që sa më shumë mjete të ndahen për zhvillim rural të barabartë të komunave.