Aktivitetet, Lajme|

Pjesëmarrja e Drejtorit të Byrosë në mbledhjen e 6-të të Këshillit për Zhvillim të Rajonit të Planifikimit Lindor të mbajtur në Hotel “Manastir”-Berovë. Në seancën e Këshillit morën pjesë znj. Lujza Vinton – Koordinatore e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale z. Suhail Fazliu, Drejtoresha e Qendrës znj. Dragica Zdraveva dhe Kryetarët e Komunave të Rajonit të Planifikimit Lindor.
“Falënderit për ftesën, është nder dhe privilegj për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit pë Zhvillim të Rajonit të Planifikimit Lindor dhe po jap fjalën se do t’i përgjigjem çdo ftese në të ardhmen”, tha Rexhepi. Ai i uroi kryetarët e komunave për realizim të suksesshëm dhe cilësor të projekteve që do të financohen në vitin 2018 nga Byroja përmes Qendrës së Zhvillimit për Rajonin e Planifikimit Lindor dhe përmendi rëndësinë e zgjidhjes në kohë të obligimeve ndaj Qendrës nga ana e Komunave.

Comments are closed.

Close Search Window