Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal realizoi takim konstruktiv me ambasadoren e Zvicrës z-nja Tehada
Zvicra është midis partnerëve më të mëdhenj bilateral në Republikën e Maqedonisë dhe njëra nga vendet më të mëdha mbështetëse të politikave për zhvillim të barabartë rajonal nga vitin 2012 e këndej. Në një takim konstruktiv, sot në hapsirat e Ambasadës së Zvicrës në Shkup, Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal z.Ramiz Rexhepi dhe Ambasadorja e Zvicrës E.T. Sibil Suter Tehada shkëmbyen mendime dhe diskutuan rreth gjendjes së politikës rajonale e cila është parësore për Qeverinë e R.së Maqedonisë, dhe se ajo do të vazhdojë të punojë për avansimin e saj. Hapat të cilët do të ndërmerren në të ardhmen janë krucialë në këtë drejtim, ndërsa Byroja për Zhvillim Rajonal do të vazhdojë me angazhim dhe punë të përkushtuar, për çka Ambasadorja z-nja. Tehada dha mbështetje të hapur.