Drejtori Ramiz Rexhepi realizoi takim zyrtar me përfaqësuesit e UNDP-së
Sot në hapsirat e Byrosë për Zhvillim Rajonal, Drejtori Ramiz Rexhepi realizoi takim me znj. Narin Sahakian, zv.përfaqësuesin e përhershëm të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuar dhe Udhëheqësin e projektit Ilmiasan Dauti, ekspert për vetëqeverisje lokale. UNDP janë partnerë të rëndësishëm në R.e Maqedonisë në vendosjen, avansimin dhe përforëcimin e proceseve nga sfera të ndryshme, theksoi Drejtori Rexhepi. Byroja e mbështet zhvillimin rajonal dhe lokal, dhe ka rol të rëndësishëm për komunat gjatë realizimit të projekteve të tyre. Nga këtu, përfëshirja aktive e saj si institucion kyç dhe zbatues i politikave për zhvillim të barabartë rajonal në të gjitha proceset dhe ngjarjet e fushave është e rëndësisë së veçantë dhe në drejtim të saj u diskutua edhe për mundësitë për nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim në të ardhmen.