Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal z.Ramiz Rexhepi, realizoi takim pune me Udhëheqësit e qendrave për zhvillim të rajoneve planore
Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal Ramiz Rexhepi, realizoi takim pune me Udhëheqësit e qendrave për zhvillim të rajoneve planore, me ç’rast i dëgjoi problemet konkrete me të cilat ballafaqohen dhe u dakorduan që bashkëpunimi i deritanishëm të vazhdojë edhe në të ardhmen, si dhe së bashku dhe të kordinuar të punojnë në drejtim të përmirësimit dhe avansimit të politikave në të gjitha aspektet. Gjithashtu, u dakorduan që projektet që do të finansohen nga Byroja në vitin 2018 të realizohen në mënyrë efikase, cilësore dhe në periudhën e planifikuar për përfundimin e tyre, me qëllim që mjetet e ndara të shfrytëzohen në tërësi dhe të mos ketë detyrime bartëse në vitin 2019.