Aktivitetet, Lajme|

Kontratat për realizimin e projekteve u nënshkruan nga përfaqsues të tetë qendrave për zhvillimin e rajoneve planore dhe drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal z.Xhemail Elmazi.

Në nënshkrimin e kontratave morën pjesë edhe zëvendëskryeministri, Vladimir Peshevski, i cili është kryesues i Këshillit për Zhvillim të Barabartë Rajonal dhe ministrja për vetëqeverisje lokale, Shiret Elezi.

Me këto mjete do të financohen projekte me të cilat do të ndërtohet ose rikonstruohet infrastruktura rrugore lokale në shtatë rajone, do të ndërtohet infrastruktura në dy zona lokale industrial në Veles dhe Negotinë, do të rregullohet hapësira publike për parqe në dy rajone, do të modernizohet tregu rajonal i mallrave ne rajonin e Pellagonisë, do të kryehen projekte komunale infrastrukturore në tre rajone, gjithashtu do të realizohet edhe restaurimi dhe adaptimi i shtëpisë artizanale në Kumanove.

Me nënshkrimin e kontratave më shum mjete për projekte ka fituar rajoni më pak i zhvilluar, rajoni Verilindorë – 31 miljon denarë, rajoni i Vardarit – 26.400.000 denarë, rajoni Jugperendimorë – 23,850,000 denarë, rajoni i Pollogut 23.700.000 denarë, rajoni i Pellagonisë 21,300,000 denarë, rajoni Lindorë 20,270,000 dhe rajoni Juglindorë – 20.000.000 denarë.

Comments are closed.

Close Search Window