Më 06/11/2012, është bërë lidhja e kontratave për realizimin e projekteve në mes Byrosë për zhvillim rajonal dhe Qendrave për zhvillim të 8-të rajoneve të planifikuara në Republikën e Maqedonisëа
Më 06/11/2012,në zyrat e Byrosë për zhvillim rajonal u nënshkruan kontratat për realizimin e projekteve mes Byrosë,të përfaqësuar nga Drejtori Xhemail Elmazi dhe drejtuesit e qendrave për zhvillim të 8-të rajoneve të planifikuara në Republikën e Maqedonisë. Gjatë vitit 2012 do të zbatohen tërësisht 27 projekte për zhvillim të rajoneve të planifikuara me një vlerë të përgjithshme prej 13.322.925 denarë.
Ndarja e mjeteve të dedikuara për nxitjen zhvillimit rajonal ndahen në bazë të klasifikimit të rajoneve të planifikuara, sipas shkallës së zhvillimit për periudhën gjatë vitit 2008 deri 2012. Që prej aty lind edhe ndarja e mëposhtme për këtë vitin 2012:
-4 (katër) projekte,me vlerë prej 852.676 do të realizohen nga ana e Qendrës për zhvillim të rajonit të planifikuara të Shkupit;
-1 (një) projekt me vlerë prej 1.412.230 do të realizohen nga Qendra e rajonit të planifikuar Jugëlindorë;
-Qendra për zhvillim të rajonit të planifikuar do të realizojë 6 (gjashtë) projekte me vlerë prej 1.718.657;
-Qendra për zhvillim të rajonit të planifikuar Jugperëndimor do të realizoj 4 (katër) projekte me vlerë prej 1.731.980;
-5(pesë) projekte për nxitjen zhvillimit rajonal me vlerë prej 1.731.980 do të realizohen nga ana e Qendrës për zhvillim i rajonit të planifikuar të Pollogut ;
-Qendra për zhvillim i rajonit të Vardarit do të realizojë 3 (tre) projekte me vlerë prej 1.798.595;
-Qendra për zhvillim i rajonit të planifikuar Lindorëdo të realizojë 2 (dy) projekte me vlerë prej 1.865.209 dhe
-2 (dy) projekte me lerë prej 2.211.598 do të jenë të realizuara nga ana e rajonit të planifikuar Verilindorë.