Drejtori i Byrosë z-t Xhemail Elmazi realizoi një takim pune me përfaqësuesit e institucioneve kompetente për zhvillim rajonal të Republikës së Kosovës
Me datë 04.10.2011,drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal z-t Xhemail Elmazi realizoi takim pune me përfaqësuesit e shumë institucioneve kompetente për zbatimin e politikave për zhvillim rajonal të Republikës së Kosovës.
Në takimin morën pjesë Drejtori i Seksionit për zhvillim rajonal dhe integrimeve Evropiane pran Ministrisë për Administrim lokal të Republikës së Kosovës, z-t Besim Kamberaj, si dhe Drejtorët e pesë Agjencive për zhvillim regjional të Republikës së Kosovës. Gjatë takimit ata shkëmbyen informacione për eksperiencën e deritanishme dhe për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshme mes Byrosë për zhvillim rajonal dhe institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës.