02/07/2013, Janë nënshkruar kontratat e projekteve të realizuara për projektet mbi zhvillimin e fshatrave dhe projekte për zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore gjatë vitit 2013.
Drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal z. Xhemail Elmazi i nënshkroi Kontratat për vitin 2013 me Kryetarët e 13 komunave mbi realizimin e projekteve për zhvillimin e fshatrave dhe me 14 komuna për projekte që i përkasin zhvillimit të zonave me nevoja specifike zhvillimore . buxheti i përgjithshëm i projekteve mbi zhvillimin e fshatrave për vitin 2013 arrin 7.422.866,20 dhe 14.845.732,40 për projekte mbi zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore”.
Lista detale e projekteve sipas komunave është e shpallur në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë më 20 qershor 2013 Nr. 88, ku mundë ti gjeni në linkun vijues:
Lista e projekteve mbi zhvillimin e fshatrave të financuara nga Buxheti i RM gjatë vitit 2013
Lista e projekteve mbi zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore të financuara nga Buxheti i RM-së gjatë vitit 2013