Aktivitetet, Lajme|

Drejtori i Byros për Zhvillim Rajonal Z. Ramiz Rexhepi zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës Franceze në Republikën e Maqedonisë Veriore, Z. Kristian Timonie.

Në takim, Z. Rexhepi theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e Byrosë për të forcuar aktivitetet e saj duke intensifikuar bashkëpunimin me të gjithë donatorët e mundshëm që ofrojnë ndihmë për vendin, në aspektin teknik dhe / ose financiar.

Ambasadori, Z. Timonie, vazhdoi temën duke dhënë një njoftim për nisjen e Agjencisë Franceze të Zhvillimit, e cila do të punojë në fushat kryesore me autoritetet shtetërore dhe vendore, si dhe me sektorin civil.

Comments are closed.

Close Search Window