TË NËNSHKRUARA 74 KONTRATA PËR REALIZIMIN E PROJEKTEVE TË 54 KOMUNAVE

Me  datë  18.07.2019, Drejtori  I  Byrosë  për   zhvillim rajonal  Z. Ramiz  Rexhepi  nënshkroi  74 kontrata  për  realizimin  e  projekteve  që  duhet  realizuar  në 54 komuna.Mjetet  financiare  janë  ndarë  nga  Buxheti  I RMV, domethënë   prej  Programës  për  zhvillim  të  barabartë  rajonal  të  vitit 2019 : zhvillimin e  zonave  me nevoja   specifike  zhvillimore  dhe zhvillimin e fshatrave.

Zhvillimi  I  barabartë  rajonal  është  prioritet  në Qeverinë  e Republikës  së  Maqedonisë  së  Veriut , në atë  drejtim  janë  edhe  përpjekjet  e Mininstrisë  për  vetëqeverisje  lokale  si  bartës   I  politikës  për  zhvillim  të   barabartë  rajonal  dhe  Byroja  për  Zhvillim  Rajonal  si implementues  I njejtë  që  punojnë  me  rritje  dinamike  dhe  angazhimin  maksimal  për  rritjen  efektive  dhe  poltikës  efikase  përmes rritjes  së  konkurrencës  të  komunave  më të  mëdha  dhe  rajoneve planore, por  duke  I kushtuar  vëmendje  të  veçantë  komunave  të  vogla  rurale.

Dëshmi   e  punës  tonë  koordinative  dhe  përkushtuese  është  edhe  rritja  kontinuale  e buxhetit  që  ndahet  për  këtë  politikë  dhe  është  dy  herë  më  e  madhe  krahasuar  vit më parë.Ne  jemi  të  vetëdijshëm  se  kjo  është  larg  nga  fondet  e  parapara  ligjore, por  nëse  punohet  me  intensitet ,jemi  të  bindur  se  me  përpjekjet   tona  si  institucione  me  përgjegjësi  për  këtë  politikë  dhe  me angazhimin   e  Qeverisë  së RMV në  një  të  ardhme  të  afërt  do  të  arrihet  edhe  1 % I  paraparë  ligjorë  prej  BPV, theksoi   Drejtori  Rexhepi.

Lista e projekteve për zhvillim të fshatrave për vitin 2019 Lista e projekteve për zhvillim të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore për vitin 2019