Thirrje publike|

Në bazë të nenit 35 paragrafi 1 dhe neni 36 paragrafi 1 nga Ligji për Zhvillim të Barabartë Rajonal (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.63/07, 187/13 и 43/14, 215/2015 dhe 64/2018), Byroja për Zhvillim Rajonal shpall

THIRRJE PUBLIKE

PËR GRUMBULLIMIN E PROPOZIM – PROJEKTEVE PËR ZHVILLIMIN E RAJONEVE ME NEVOJA SPECIFIKE ZHVILLIMORE DHE PËR ZHVILLIMIN E FSHATRAVE PËR VITIN 2019.

 

1.LËNDA E THIRRJES PUBLIKE

Lënda e thirrjes publike është ndarja e mjeteve për financimin e projekteve për zhvillimin e rajoneve me nevoja specifike zhvillimore dhe për zhvillimin e fshatrave, mjete të përcaktuara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2019, seksioni 191.01 Subprograma  OA  Zhvillimi i barabartë rajonal zëri 464 Transferta te ndryshme dhe seksioni 280.01,  Subprograma  OA  Zhvillimi i barabartë rajonal zëri  488 Dotacione  kapitale për NJVL-të.

 I.GRUMBULLIMI I PROPOZIM- PROJEKTEVE PËR ZHVILLIMIN E RAJONEVE ME NEVOJA SPECIFIKE ZHVILLIMORE.

  1. SHUMA E MJETEVE

Shuma e përgjithshme e mjeteve për  financimin e projekteve  për zhvillim të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore në pajtueshmëri me nenin  2 pika 4 nga tabela e Programës për Zhvillim të Barabartë Rajonal për vitin 2019, Subprograma  OA  për zhvillim të barabartë rajonal zëri 464 Transfere te ndryshme dhe Subprograma  OA për  zhvillimi të barabartë rajonal zëri 488 Dotacione kapitale deri te NJVL-të, (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 15/19) është përcaktuar në vlerë prej 82.499.100 denarë.

 3. MËNYRA E DORËZIMIT TË PROPOZIM -PROJEKEVE

Të drejtë për dorëzim të propozim-projekteve për zhvillim të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore kanë njësitë e vetëqeverisjes lokale të cilat në përbërjen e tyre kanë vendbanime  me status të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore, të përcaktuara me Vendimin për përcaktimin e rajoneve me nevoja specifike zhvillimore (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.33/2014).

Njësitë e vetëqeverisjes lokale aplikojnë me propozim-projekte për  ndarjen e mjeteve për zhvillim të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore nëpërmjet plotësimit të formularit për aplikim  i cili është publikuar në web faqen e Byrosë për Zhvillim Rajonal  www.brr.gov.mk  

 4.AFATI I DORËZIMIT TË PROPOZIM -PROJEKTEVE

Njësit e vetëqeverisjes lokale aplikacionet e tyre për financim të propozim-projekteve për zhvillim të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore duhet t’i dorëzojnë në Byronë për Zhvillim Rajonal, rruga Sv.Kirili dhe Metodij nr.20 Shkup, dy formular aplikimi në origjinal dhe në formë elektronike në CD (formular origjinal i skanuar dhe word (ose pdf format)) në afat prej tridhjetë ditësh nga dita e shpalljes së thirrjes publike  në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë dhe gazetat publike.

 II PËR GRUMBULLIMIN E PROPOZIM – PROJEKTEVE PËR ZHVILLIMIN E FSHATRAVE

  1. SHUMA E MJETEVE

Shuma e përgjithshme e mjeteve për financimin e projekteve për zhvillimin e fshatrave nga Programa për Zhvillim të Barabartë Rajonal për vitin 2019, Subprograma  OA  për zhvillim të barabartë rajonal zëri 464 Transfere te ndryshme dhe Subprograma OA për zhvillim të barabartë rajonal, zëri 488 Dotacione kapitale për NJVL, neni 2 pika 5 nga tabela (Gazeta Zyrtare e Republikës së  Maqedonisë nr. 15/19) është përcaktuar në vlerë prej  41.249.550 denarë.

 2. MËNYRA E SHPËRNDARJES SË MJETEVE

Në pajtueshmëri me nenin 32 nga Ligji për Zhvillim të Barabartë Rajonal  mjetet e përgjithshme për zhvillim të fshatrave të përcaktuara në Programat e lartpërmendur  ndahen sipas rajoneve  planore ku çdo rajon merr pjesë të barabartë.

Nga Programa  për Zhvillim të Barabartë Rajonal për vitin 2019, Subprograma  OA  për zhvillim të barabartë rajonal zëri 464 Transfere te ndryshme dhe Subprograma OA  për zhvillimit të barabart rajonal, zëri 488 Dotacione  kapitale për NJVL për secilin nga rajonet planore ndahen mjete në vlerë prej 5.156.194 denarë.

 3. MËNYRA E DORËZIMIT TË PROPOZIM –PROJEKEVE

Të drejtë për dorëzim të propozim-projekteve për zhvillim të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore kanë njësitë e vetëqeverisjes lokale të cilat në përbërjen e tyre kanë vendbanime  me status të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore, të përcaktuara me Vendimin për përcaktimin e rajoneve me nevoja specifike zhvillimore (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.33/2014).

Njësitë e vetëqeverisjes lokale aplikojnë me propozim-projekte për  ndarjen e mjeteve për zhvillim të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore nëpërmjet plotësimit të formularit për aplikim  i cili është publikuar në web faqen e Byrosë për Zhvillim Rajonal  www.brr.gov.mk    

 Njësitë e vetëqeverisjes lokale me seli në qytet të cilat dorëzojnë propozim-projekte për zhvillimin e fshatrave të cilët hyjnë në përbërjen e tyre janë të obliguar të sigurojnë  bashkëfinancim në lartësi  prej 50% nga vlera  e  propozim – projekti.

 4. AFATI I DORËZIMIT TË PROPOZIM -PROJEKTEVE

Njësit e vetëqeverisjes lokale aplikacionet e tyre për financim të propozim-projekteve për zhvillim të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore duhen t’i dorëzojnë në Byronë për Zhvillim Rajonal, rruga Sv.Kirili dhe Metodij nr.20 Shkup, dy formular aplikimi në origjinal

 dhe në formë elektronike në CD (formular origjinal i skanuar dhe word (ose pdf format)) në afat prej tridhjetë ditësh nga dita e shpalljes së thirrjes publike  në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë dhe gazetat publike.

Thirrje publike 2019 

Udhëzim për Aplikim 2019 (MK) 

Formular për Aplikim –  Programa për zhvillim të rajoneve me nevoja të veçanta specifike  2019  

Formular për Aplikim – Programa për Zhvillim të Fshatrave  2019   

Comments are closed.

Close Search Window