Aktivitetet, Lajme|

Sot Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal z.Ramiz Rexhepi kontribuoi si folës në një panel diskutimi të forumit rajonal “Procesi i decentralizimit në Maqedoni”, të organizuar nga Komuna e Velesit. Në Forum kryesisht fokusi u vendos mbi kushtet dhe sfidat e politikës për zhvillim të barabartë rajonal, suksesi i pushtetit lokal në ofrimin e përgjegjësive ligjore dhe shërbimeve që i kryejnë, si dhe në zhvillimin e (de)centralizimit të shoqërisë civile në Maqedoni. Drejtori Rexhepi dha mendimet dhe vizionet e tij për çështjet e ngritura deri ku është procesi i decentralizimit, si deri në zhvillimin e barabartë rajonal, si dhe deri te pushteti lokal më efikas, më inkluziv dhe më transparent.


Forumi u ndoq nga zëvendësministri i Pushtetit Lokal z. Dejan Pavleski, Kryetari i komunës nikoqire z.Ace Kocevski, Drejtori i Rajonit Planor Lindor znj.Dragica Zdraveva, kryetarë të komunave dhe përfaqësuesë të organizatave të shoqërisë civile, ndërsa paraqitje kishin z. Petrush Tounes – udhëheqës ndërkombëtar i CIVICA mobilitas dhe ET Sibil Suter Tejada, Ambasador i Zvicrës në Republikën e Maqedonisë.
Forumi u organizua nga Forumi – Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Dokumentim – Shkup, Qendra për Analiza Ekonomike – Shkup dhe Instituti për Zhvillimin e Komunitetit – Tetovë në bashkëpunim me CIVICA Mobilitas.

 

Comments are closed.

Close Search Window