Aktivitetet, Lajme|

Është nder i veçantë që sot pranuam në Zyrën e Byros për Zhvillim Rajonal, Ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Shkup E.T.Tomas Gerberih. Në atmosferë konsultative, Drejtori i Byros z. Ramiz Rexhepi dhe Ambasadori diskutuan rreth aktiviteteve dhe mbështetjes së pakurrsyer që R.e Gjermanisë ia jep R. së Maqedonisë në vitet e kaluara në sfera të ndryshme, parasegjithash në zhvillimin e barabartë rajonal. Republika Federale e Gjermanisë nxit shkëmbimin intensiv me R. e Maqedonisë si në nivelin bilateral, ashtu dhe në atë multilateral përmes programeve dhe projekteve të shumëta për bashkëpunim në këtë drejtim dhe do të vazhdojë të veprojë edhe në të ardhmen. Gjithashtu, ambasadori i dha mbështetje të hapur drejtorit për përpjekjet e tij për të forcuar kapacitetin e byros dhe mbështetjen për zhvillim të barabartë rajonal .Drejtori Rexhepi falënderoi ambasadorin për vizitën dhe përpjekjet e rëndësishme të palës gjermane për të përmirësuar politikën, kryesisht nëpërmjet zyrave të ZBT-it (Zyrës për bashkëpunim teknit dhe zhvillimor)

 

 

Comments are closed.

Close Search Window