I pakategorizuar|

Më 06/11/2012,në zyrat  e Byrosë për zhvillim rajonal u nënshkruan kontratat për realizimin e projekteve mes Byrosë,të përfaqësuar nga Drejtori  Xhemail Elmazi dhe drejtuesit e qendrave për zhvillim të 8-të rajoneve të planifikuara në Republikën e Maqedonisë. Gjatë vitit 2012  do të zbatohen  tërësisht  27 projekte për zhvillim të rajoneve të planifikuara me një vlerë të përgjithshme  prej 13.322.925 denarë. 

Ndarja e mjeteve  të dedikuara për  nxitjen zhvillimit rajonal  ndahen në bazë të klasifikimit të rajoneve të planifikuara, sipas shkallës së zhvillimit për periudhën gjatë vitit 2008 deri 2012. Që prej aty lind edhe ndarja e mëposhtme  për këtë vitin 2012:

-4 (katër) projekte,me vlerë prej 852.676 do të realizohen nga ana e Qendrës për zhvillim të rajonit të planifikuara të Shkupit;
-1 (një) projekt me vlerë prej 1.412.230 do të realizohen  nga Qendra e rajonit të planifikuar Jugëlindorë;
-Qendra për zhvillim të rajonit të planifikuar do të realizojë 6 (gjashtë) projekte me vlerë prej 1.718.657;
-Qendra për zhvillim të rajonit të planifikuar Jugperëndimor  do të realizoj 4 (katër) projekte me vlerë prej 1.731.980;
-5(pesë) projekte për nxitjen  zhvillimit rajonal me vlerë prej 1.731.980 do të realizohen  nga ana e Qendrës për zhvillim i rajonit të planifikuar të Pollogut ;
-Qendra për zhvillim i rajonit të Vardarit do të realizojë 3 (tre) projekte  me vlerë prej 1.798.595;
-Qendra për zhvillim i rajonit të planifikuar Lindorëdo të realizojë 2 (dy)  projekte me vlerë prej 1.865.209 dhe
-2 (dy) projekte me lerë prej 2.211.598 do të jenë të realizuara nga ana e rajonit të planifikuar Verilindorë.

Listën detale të projekteve,botuar në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë më 31 tetor të vitit 2012 Nr.134 mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm

20122 2012 IMG_00222012

Comments are closed.

Close Search Window